Zdrukthëtari 72-vjeçar: Nuk punoj arkivole, edhe pse ka para

12 Tetor 2024 | 18:59

Në edicionin e kësaj të shtune të “Real People”, Ruzhdi Qarri, një 72-vjeçar nga Gjakova, ndau pasionin e tij si zdrukthëtar, duke rrëfyer historinë e familjes së tij që është e njohur për këtë zanat për breza të tërë.

Një temë e veçantë në bisedë ishte vendimi i Ruzhdiut për të mos u angazhuar në punën për ceremoni mortore.

“Nuk punoj për ceremoni mortore, punon vëllai im. As fëmijët e mi nuk deshën, edhe pse ka para. Nuk kam dashur të merrem me atë zanat. Është punë e ftohtë. Unë jam njeri i qeshur, nuk mund të merrem me atë zanat, u tërhoqa,” tha ai.

Megjithatë, Ruzhdiu vazhdon të punojë çdo ditë në punishten e tij, duke krijuar objekte prej druri që reflektojnë mjeshtërinë dhe artin e zdrukthëtarisë.

Ruzhdiu shpjegoi se zanati i tij është një traditë që ka kaluar nga gjenerata në gjeneratë. “Daja i gjyshit tim, gjyshi, babai dhe tani unë, të gjithë kemi punuar si zdrukthëtarë,” tha ai.

Pavarësisht nga pasioni dhe përkushtimi i tij, ai e pranon se shumë njerëz në komunitet e kanë braktisur këtë profesion, duke e lënë zdrukthëtarinë në një gjendje të brishtë.

“Ky është një zanat në zhdukje e sipër. Shumë zanatlinj e lanë këtë zanat. Disa kanë vdekur, dhe djemtë e tyre nuk kanë mundur ta trashëgojnë këtë profesion,” shpjegoi Ruzhdiu.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar

Politikani Kreshnik Çollaku i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Gjatë fjalës së...
22:24 | 03/07/2026

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
21:55 | 03/07/2026

Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim

Autoritetet doganore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë goditur një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar të Rinasit, në...
21:46 | 03/07/2026