Zëdhënësi i BE: Jemi duke verifikuar ngjarjet në vijën kufitare Kosovë-Serbi
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se institucionet evropiane po e trajtojnë si “çështje urgjente” situatën e krijuar në Kosovë dhe janë në kontakt me Prishtinën, Beogradin dhe me përfaqësuesit e KFOR-it, për të verifikuar ngjarjet në vijën kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë, kur janë arrestuar tre zyrtarë policorë kosovarë nga forcat serbe.
“Ne jemi si çështje urgjente në kontakt me të dyja palët, si dhe me KFOR-in, për të përcaktuar se çfarë dhe si ka ndodhur saktësisht”, tha Stano në një deklaratë me shkrim.
Zëdhënësi i BE-së i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo reagim që mund të kontribuojë më tej në ngritjen e tensioneve.
“Ne përsërisim thirrjen e BE-së për shtensionimin e menjëhershëm dhe vendimtar të situatës”, tha Stano.
Tre zyrtarë të Policisë së Kosovës janë arrestuar më 14 qershor nga forcat serbe në afërsi të vijës kufitare.
Policia e cilësoi këtë si “kidnapim klasik të organizuar” brenda territorit të Kosovës, kurse në Beograd u tha se ata janë arrestuar nga njësitet anti-terror të xhandarmërisë serbe brenda territorit të Serbisë, në komunën e Rashkës.
Ngjarja, sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur mesditën e së mërkurës, kur ata dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera