Zëdhënësja e Partisë Socialiste mesazh qytetarëve: Dilni votoni
Zëdhënësja e fushatës së Partisë Socialiste Bora Muzhaqi, ka dhënën një deklaratë për media nga selia rozë, ku i ka kërkuar qytetarëve të dalin dhe të votojnë.
Muzhaqi u ka kërkuar qytetarëve që të shfrytëzojnë minutat që kanë mbetur për të dalë nga shtëpitë e tyre dhe për t’iu drejtuar qendrave të votimin në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet.
“Janë edhe 90 minuta, një ndeshje futbolli për ata që sot si çdo të dielë ka ndjekur kampionatet dhe që besoj tanimë s’ka asgjë më të mirë, se sa të dalin nga shtëpia dhe të votojnë. Edhe ata të Juves që s’kanë votuar ende, s’kanë çfarë shohin deri në darkë, kështu që u bëjmë thirrje të dalin të votojnë!
Janë edhe 90 minuta për gjyshërit e gjyshet që nuk votuan dot sot herët në mëngjes, po edhe për gjithë ata të moshuar, të reja e të rinj, nëna e baballarë, që ende nuk kanë dalë të votojnë!
Apeli i Partisë Socialiste është mos i lini këto 90 minuta të ikin pa votuar!
Duam që ta dëgjojnë të gjithë se kushdo prej nesh që voton, voton edhe për ata që nuk e kanë të mundur të votojnë, sepse janë larg apo sepse janë ende fëmijë, por duan dhe meritojnë një Shqipëri akoma më të mirë.
Vota vlen shumë! Vota vendos shumë! Vota përcakton më shumë se çdo gjë tjetër të ardhmen tonë të përbashkët!
Prandaj në këto 90 minuta të mbetura dilni dhe votoni! Votoni, votoni, votoni!”, tha Muzhaqi.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit