Zegjine Çaushi merr mandatin në Fier, KQZ rrëzon kërkesën e Andia Ullirit në Durrës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë mandatet e dala nga zgjedhjet e 11 majit në tre qarqe të vendit, respektivisht Fier, Elbasan dhe Durrës.
Në qarkun Fier, në radhët e Partisë Socialiste, pavarësisht se Zegjine Çaushi nuk ishte në listë fituese, KQZ i dha mandatin, pasi kandidatja e renditur sipër saj, Maldrita Bardho, kishte dorëzuar dorëheqjen nga marrja e mandatit.
Ndërkohë, në qarkun e Durrësit, KQZ hodhi poshtë kërkesën e kandidates së Partisë Demokratike, Andia Ulliri, e cila pretendonte të hynte në Kuvend si gruaja më e votuar në listën e hapur të këtij qarku. Ajo kërkonte t’i njihej mandati në vend të ish-prokurorit Arjan Ndoja, për shkak se duhej të respektohej kuota gjinore.
Komisioni vendosi t’i japë të vetmin mandat që Partia Demokratike siguroi në listën e hapur në Durrës, pikërisht Arjan Ndojës, duke e konsideruar të pavlefshëm pretendimin e Ullirit për shkak të renditjes në listën e hapur.
Detaje të reja nga vrasja në Vorë, 50-vjeçari u ekzekutua teksa po kthehej në banesë
Vritet me armë zjarri 50-vjeçari në Vorë (EMRI)
Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 09:39 Detaje të reja nga vrasja në Vorë, 50-vjeçari u ekzekutua teksa po kthehej në banesë
- 09:27 Ndërron jetë senatori i njohur republikan
- 09:06 Irani nis sulme me raketa në të gjithë Gjirin: Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Kuvajti në shënjestër
- 09:04 Të shtëna me armë në një festival në Toronto, 2 të vrarë dhe disa të plagosur
- 08:38 Argjentina mposht Zvicrën në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen, përballë do ketë Anglinë
- 08:34 Anglia përmbys Norvegjinë në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026