Zelenksi e quan operacion terrorist rrethimin e Mariupolit, reagimi i Putin

22 Prill 2022 | 09:19

Zhvillimet më të fundit mbi luftën në Ukrainë:

  • Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski tha të enjten se mijëra civilë mbeten të bllokuar brenda Mariupolit, pasi ai e krahasoi rrethimin rus me një “operacion terrorist”. Zyrtarët ukrainas të martën identifikuan vendndodhjen e varrezave masive jashtë qytetit.
  • Evakuimi i civilëve po ecën shumë ngadalë sipas zëvendëskryeministres të Ukrainës, mes sulmeve intensive nga forcat ruse. “Nga ana ruse gjithçka është shumë e ndërlikuar, kaotike, e ngadaltë dhe sigurisht e pandershme”, tha Iryna Vereshchuk në Telegram. Komandantët ukrainas në terren kanë thënë se forcat ruse nuk kanë respektuar marrëveshjet për të hapur korridoret e evakuimit apo për të zbatuar armëpushimet.
  • Ligjvënësit në parlamentin e Estonisë dhe Letonisë u shprehën të enjten se Rusia ka kryer gjenocid në Ukrainë, duke përmendur varrezat masive.
  • Zelensky paralajmëroi Rusinë të enjten se çdo përpjekje për aneksim, e ngjashme me Krimenë ose të ashtuquajturat republika separatiste në lindje të vendit, do të çojë në sanksione që do ta lënë Rusinë të varfër.
  • SHBA i dërgon më shumë ndihmë Ukrainës. Biden njoftoi një ndihmë ushtarake shtesë prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën. Paketa e re do të përfshijë artileri të rëndë dhe drone.
  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin pretendon se ushtria ruse ka marrë nën kontroll qytetin e Mariupolit dhe ka shpallur fitoren në portin jugor të Ukrainës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të dhënave të Organizata Botërore e...
22:32 | 30/06/2026

Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus

Kryetarja e Alternativës së krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, tha sot se Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit...
22:31 | 30/06/2026

Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Omani, një aleat i SHBA-së, bashkë me Iranin po i bën presion Amerikës për një plan për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë nëpër...
22:30 | 30/06/2026