Apeli i Zelenskit në Samitin e G7: Lufta të marrë fund para nisjes së dimrit

27 Qershor 2022 | 13:06

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka mbajtur një fjalim në Samitin e G7-ës ku bëri apel që lufta e Rusisë në Ukrainë të përfundonte para fillimit të dimrit.

Zelenski tha se kushtet e betejës do të bëheshin më të ashpra për trupat e tij dhe u kërkoi udhëheqësve të G7 të bëjnë maksimumin për t’i dhënë fund luftës deri në fund të vitit, tha një burim për AFP.

Zelensky iu drejtua liderëve të G7 përmes lidhjes video në samitin që po mbahet në Kështjellën Elmau në Kruen, Gjermani, ku kërkoi ndihmë për rindërtimin, sistemet e mbrojtjes kundërajrore, ndihmë për eksportet e grurit dhe garancitë e sigurisë.

Ai gjithashtu kërkoi nga liderët që të intensifikojnë sanksionet kundër Rusisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026