Zelenski paralajmëron intensifikim të sulmeve nga Rusia

20 Qershor 2022 | 07:18

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka paralajmëruar se Rusia do të intensifikojë sulmet ndaj vendit të tij, teksa Kievi ka aplikuar për të qenë vend kandidat në Bashkimin Europian.

Vendet anëtare të unionit do të vendosin brenda kësaj jave në lidhje me këtë dhënien e statusit, pas rekomandimit pozitiv nga ana e Komisionit Europian, shkruan BBC.

Dhënia e statusit kandidat do të fillonte procesin e pranimit të Ukrainës në aleancë, ndonëse mund të dojë vite për t’u përfunduar.

Por Zelenski paralajmëroi se kjo mund të bëjë që Rusia të shtojë sulmet e saj.

Ai deklaroi se pret aktivitet më të madh armiqësor nga Moska, por u tha qytetarëve se forcat ukrainase po përgatiten dhe janë gati për çdo sulm.

Ukraina shpalli dëshirën e saj për t’u bashkuar me BE-në vetëm katër ditë pasi Rusia nisi sulmin e saj më 24 shkurt.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026