Zelenski publikon videon ku ndërtesa në Ukrainë shkatërrohet nga raketa ruse
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka dënuar ashpër një sulm me raketë, të ndodhur në qytetin Lozova të rajonit të Kharkivit.
Vetë Zelenski, ka publikuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale, videon ku shihet një raketë e cila shkatërron ndërtesën kulturore të qytetit.
Ai e ka përshkruar sulmin si një marrëzi absoulte nga ana e forcave ruse. Sipas Zelenskit, nga ky sulm mbetën të plagosur shtatë ukrainas, përfshirë një fëmijë 11-vjeç.
“Pushtuesit kanë identifikuar kulturën, arsimin dhe njerëzimin si armiq të tyre. Çfarë ka në kokën e tyre që zgjedhin objektiva të tillë?”, shkroi Zelenski.
Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti Zelenski deklaroi se rajoni i Donbasit është tërësisht i shkatërruar dhe akuzoi Rusinë për bombardimin pa kriter të saj.
LEXONI GJITHASHTU
Partia Fidesz e Orban: Prokuroria bastisi serverët dhe bazat tona të të dhënave
Inteligjenca amerikane: Sulmet ndaj Iranit nuk pritet të ndryshojnë qëndrimin e Teheranit
Sulm me thikë në një kishë katolike në Irlandë, plagoset rëndë një grua
- 16:50 Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)
- 16:43 Partia Fidesz e Orban: Prokuroria bastisi serverët dhe bazat tona të të dhënave
- 16:42 SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona
- 16:35 Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet
- 16:34 Inteligjenca amerikane: Sulmet ndaj Iranit nuk pritet të ndryshojnë qëndrimin e Teheranit
- 16:20 Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për oligarkët, por për të vënë në lëvizje ekonominë e trashëgimtarëve të pronave