Zelenski reagon për sulmet ruse pas takimit me kreun e OKB-së

29 Prill 2022 | 09:57

Presidenti Ukrainas Volodimir Zelenski deklaron se sulmet ajrore ruse në Kiev, të cilat goditën qytetin të enjten, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres po zhvillonte vizitën, ishin një përpjekje për të “poshtëruar” organizatën ndërkombëtare.

Presidenti ukrainas e bëri deklaratën në një postim në rrjetin social, Twitter.

Zhvillimet më të fundit në Ukrainë:

  • Ukraina shpreson të evakuojë civilët nga objekti i çelikut në Mariupol të premten.
  • Gjatë orëve të fundit Rusia po parandalon evakuimin e luftëtarëve të plagosur ukrainas nga Mariupol sepse dëshiron t’i kapë ata, sipas guvernatorit lokal.
  • Presidenti amerikan Joe Biden i kërkon Kongresit 33 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë, ekonomike dhe humanitare për Ukrainën.
  • OSBE po detyrohet të largohet nga Ukraina lindore, pasi Rusia vuri veton ndaj një zgjatjeje të misionit të saj atje.
  • Rusia nisi valën e sulmeve me raketa në Ukrainë të enjten në mbrëmje, duke përfshirë edhe kryeqytetin, Kiev. Këto sulme erdhën një orë pasi presidenti ukrainas Zelenski mbajti një konferencë shtypi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së António Guterres.
  • Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba kritikon NATO-n dhe kërkon garanci sigurie nga vendet e tjera.
  • Agjencia e Rojës Kufitare të Polonisë thotë se ka regjistruar 3 milionë kalime në Poloni nga Ukraina fqinje që nga fillimi i pushtimit rus.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se marrëveshja historike bërthamore civile mes Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite varet nga vendimi i Riadit për t’iu...
16:12 | 23/07/2026

Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka deklaruar këtë të mërkurë se kërcënimet e fundit nga rebelët huthi të Jemenit, të...
14:49 | 23/07/2026

Në janar i shpëtoi atentatit, vritet kryebashkiaku i Meksikës. Persona të armatosur sulmuan zyrën e tij

Kryebashkiaku i një qyteti në shtetin e Morelos, në Meksikën qendrore u vra të mërkurën nga persona të armatosur që hynë në ndërtesën e bashkisë. Vrasja erdhi...
14:08 | 23/07/2026