Zelensky: Dokumentet për përfundimin e luftës në Ukrainë janë pothuajse gati
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se dokumentet që po hartohen në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, me synimin për t’i dhënë fund pushtimit rus që zgjat prej gati katër vitesh, janë në fazën përfundimtare.
Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror, Zelensky tha se ekipet ukrainase dhe amerikane janë në kontakt të vazhdueshëm. “U takuam me Presidentin Trump dhe ekipet tona po punojnë pothuajse çdo ditë. Nuk është e thjeshtë. Dokumentet që synojnë t’i japin fund kësaj lufte janë pothuajse, pothuajse gati”, u shpreh ai.
Presidenti ukrainas pranoi se dialogu i tij me presidentin amerikan Donald Trump nuk ka qenë i lehtë, por theksoi se takimi i zhvilluar më herët gjatë ditës ishte pozitiv.
Sipas Zelenskyt, përfshirja e Uashingtonit mbetet thelbësore për arritjen e një marrëveshjeje që do të garantonte siguri dhe stabilitet afatgjatë për Ukrainën pas luftës.
Rifillimi i sulmeve SHBA-Iran rrit sërish çmimin e naftës
Sulmet ndaj Teheranit, SHBA: Goditëm një nëndetëse dhe një bazë për mirëmbajtjen e anijeve në Iran (VIDEO)
Humbi jetën në moshën 25-vjeçare, autoritetet nisin hetimet për vdekjen e futbollistit Jayden Adams
- 17:20 Rifillimi i sulmeve SHBA-Iran rrit sërish çmimin e naftës
- 17:12 Sulmet ndaj Teheranit, SHBA: Goditëm një nëndetëse dhe një bazë për mirëmbajtjen e anijeve në Iran (VIDEO)
- 17:01 Humbi jetën në moshën 25-vjeçare, autoritetet nisin hetimet për vdekjen e futbollistit Jayden Adams
- 16:53 Tensionet në Lindjen e Mesme, Jemeni mbyll të gjitha aeroportet pas sulmit në pistën e Sanaas
- 16:50 Kritika ndaj ish-kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy pas deklaratave për ekipin francez
- 16:36 GJKKO kthen dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi