Zelensky: Na duhet presion i përbashkët ndaj Rusisë për t’i dhënë fund luftës

18 Gusht 2025 | 19:03

Volodymyr Zelenksy pritet të takohet me Presidentin amerikan Trump sot në Uashington.

Përpara takimit, Zelensky tha se “qëllimi kryesor i Ukrainës është një paqe e besueshme dhe e qëndrueshme” për veten dhe Evropën. Ai thotë se Rusia duhet të ndiqet nën presion për t’i dhënë fund luftës së saj në Ukrainë dhe “përpjekjeve të reja për pushtim”.

Në një postim në rrjetet sociale të publikuar pak para se të hynte në Shtëpinë e Bardhë, ai tha:

“Qëllimi ynë kryesor është një paqe e besueshme dhe e qëndrueshme për Ukrainën dhe për të gjithë Evropën. Dhe është e rëndësishme që vrulli i të gjitha takimeve tona të çojë pikërisht në këtë rezultat. Ne e kuptojmë se nuk duhet të presim që Putini të braktisë vullnetarisht agresionin dhe përpjekjet e reja për pushtim. Kjo është arsyeja pse presioni duhet të funksionojë , dhe duhet të jetë presion i përbashkët – nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, dhe nga kushdo në botë që respekton të drejtën për jetë dhe rendin ndërkombëtar.”

Ne duhet t’i ndalojmë vrasjet dhe i falënderoj partnerët tanë që po punojnë drejt kësaj dhe në fund të fundit drejt një paqeje të besueshme dhe dinjitoze. Së bashku me udhëheqësit e Finlandës, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Komisionit Evropian dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, ne koordinuam qëndrimet tona përpara takimit me Presidentin Trump. Ukraina është gati për një armëpushim të vërtetë dhe për krijimin e një arkitekture të re sigurie. Ne kemi nevojë për paqe”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Afganistani ndalon përdorimin e telefonave inteligjentë për nëpunësit civilë

Masa që ndalon përdorimin e “telefonave inteligjentë” nga zyrtarët publikë filloi të zbatohet sot në Afganistan, pas një iniciative nga qeveria talebane. “Një dekret verbal i...
22:38 | 17/06/2026

Trump: Ushtria amerikane do të qëndrojë në Gjirin Persik për pak kohë pas marrëveshjes me Iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se forcat amerikane do të qëndrojnë në Gjirin Persik për pak kohë pas një marrëveshjeje me Iranin. I...
22:31 | 17/06/2026

G7 mbyllet me fokus Ukrainën, Zelensky: Premtimet duhet të kthehen në veprime

Samiti i G7, i cili u mbyll sot, 17 qershor, u dominua nga diskutimet për Ukrainën, Lindjen e Mesme dhe rolin e Shteteve të Bashkuara...
22:27 | 17/06/2026