Zelensky i bën thirrje Trumpit për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore

22 Janar 2026 | 18:09

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se i ka kërkuar udhëheqësit amerikan, Donald Trump, që t’i japë më shumë raketa Patriot dhe sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore gjatë takimit të tyre në Davos të Zvicrës më 22 janar, teksa të dërguarit amerikanë po përgatiten për bisedime të tjera në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin.

Zelensky gjithashtu e përmendi mundësinë e bisedimeve trepalëshe mes ekipeve ruse, ukrainase dhe amerikane në Emiratet e Bashkuara Arabe më 23-24 janar.

Trump dhe Zelensky u takuan për më shumë se një orë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, në bisedime që Trump i përshkroi si pozitive.

“Takimi me presidentin Zelensky ishte i mirë. Do të shohim se çfarë rezultati do të dalë”, tha Trump, gjatë një prononcimi të shkurtër për gazetarë, duke shtuar se mesazhi i tij për Putinin është: “Lufta duhet të përfundojë”.

Pak pas këtyre deklaratave të Trumpit, Zelensky mbajti një fjalim, që u pasua nga një sesion i shkurtër i pyetjeve, kur ai tha se mesazhi i tij kryesor është se Ukraina ka nevojë për mbrojtje shtesë kundër sulmeve ruse me dronë dhe raketa, që kanë lënë deri në 1 milion njerëz pa ngrohje dhe energji elektrike në kohën kur temperaturat janë nën zero.

“Fjalët e mia të fundit… për presidentin Trump [ishin]: Mos harroni mbrojtjen ajrore, mos harroni Patriotët”, tha Zelensky. “Kjo është shumë e rëndësishme për ne gjatë këtij dimri”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026