Zelensky i shkon në zyrë Erdogan, cilat janë kërkesat e Kievit

7 Korrik 2023 | 15:20

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, udhëton sot drejt Turqisë ku do të zhvillojë bisedime me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan.

Kievi po kërkon anëtarësimin në NATO dhe më shumë armë të cilat mund t’i përdorë gjatë kundërofensivës kundër forcave ruse.

Bisedimet në Stamboll pritet të përqendrohen në samitin e NATO-s që do të mbahet javën e ardhshme, por edhe në marrëveshjen për transportin e drithërave ukrainase përmes Detit të Zi, marrëveshje që pritet të skadojë më 17 korrik. Turqia, së bashku me Kombet e Bashkuara, kanë ndërmjetësuar arritjen e kësaj marrëveshjeje.

Zedhenesi i Kremlinit  ne nje deklarate per mediat  u shpreh se do ta ndjekin me vemendje takimin mes Zelenskit dhe Erdogan.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026