Zelensky në Katar për të biseduar për kthimin e fëmijëve ukrainas nga Rusia

6 Qershor 2024 | 07:10

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti në Katar më 5 qershor për një vizitë zyrtare, ku do të bisedojë me liderët e Katarit për kthimin e fëmijëve ukrainas që po mbahen nga Rusia.

Zelensky tha se Katari “e ndihmon Ukrainën t’i kthejë fëmijët e rrëmbyer nga Rusia”, dhe se ka ndër mend të mbajë takime me sheikun Tamim bin Hamad al-Thani, për vazhdimin e punës brenda Koalicionit Ndërkombëtar për Kthimin e Fëmijëve Ukrainas dhe për një samit për paqen, i cili do të mbahet në Zvicër kah mesi i këtij muaji.

Katari ka qenë aktivisht i përfshirë në përgatitjet për samitin për paqen, dhe pritet të bëhet njëri prej zërave të Lindjes së Mesme për kthimin e njerëzve, furnizimin global me ushqim, dhe për sigurinë bërthamore dhe të energjisë, tha Zelensky.

Ai planifikoi edhe bisedime dypalëshe me Thanin për ekonominë dhe për çështjet e sigurisë së përgjithshme.

Zëdhënësi i Zelenskyt, Serhiy Nykyforov, tha se 107 vende dhe organizata ndërkombëtare e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në samitin e 15-16 qershorit, në të cilin Ukraina shpreson se do të fitojë mbështetje të gjerë ndërkombëtare për vizionin e saj për kushtet që nevojiten për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Ai gjithashtu konfirmoi se formula e Zelenskyt për paqe – e cila përmban tri pika: sigurinë bërthamore, sigurië ushqimore dhe kthimin e fëmijëve që janë marrë me forcë nga Rusia – do të theksohet në samit, dhe se Ukraina pret dialog për këto çështje.

Rusia nuk është ftuar në samitin e organizuar nga Ukraina. Moska e ka hedhur poshtë rëndësinë e këtij samiti në Zvicër, duke thënë se bisedimet për paqe pa Rusinë “nuk kanë kuptim”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë se vendimet në lidhje me luftën në Ukrainë që “shpërfillin qëndrimin e Rusisë” janë “jashtë çdo realiteti”.

Shtëpia e Bardhë njoftoi më 4 qershor se nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, do ta përfaqësojë SHBA-në në këtë samit.

Kievi e mirëpriti këtë njoftim më 5 qershor, edhe pse i kishte bërë thirrje presidenti Joe Biden të merrte pjesë.

Më herët, Zelensky kishte thënë se, nëse Biden nuk do të merrte pjesë në samit, kjo do të nënkuptonte “duartrokitje” për liderin rus, Vladimir Putin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive

Pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë u zhvillua edhe takimi i radhës i Donald Trump me kryeministrin izraelit. Presidenti amerikan,...
19:13 | 28/07/2026

Irani kërcënon të bllokojë anijet nga përdorimi i Ngushticës së Hormuzit për shkak të aseteve të ngrira

Ushtria e Iranit paralajmëroi se çdo anije që i përket një vendi ose kompanie që përdor asete të ngrira iraniane do të bllokohet nga kalimi...
18:36 | 28/07/2026

Trunk Bay shpallet plazhi më i mirë në botë, Elafonissi i Greqisë renditet i dyti

Një studim i ri i publikuar nga Beach.com ka renditur 25 plazhet më të mira në botë, duke u bazuar në të dhëna objektive si...
18:28 | 28/07/2026