Zelensky nga Brukseli: Kina nuk do Rusi të dobët, nuk di plan paqe nga BE
Në një konferencë për shtyp, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy kritikoi ashpër Kinën për mbështetjen e saj ndaj Rusisë në konfliktin në Ukrainë.
Ai tha:
“Kina është një çështje shumë e vështirë dhe vërtet e ndërlikuar. Ne nuk kemi një dialog të përhershëm me Xi Jinping… Kina ndihmon Rusinë. Ajo nuk e ndihmon Ukrainën dhe nuk është e interesuar në fitoren tonë dhe humbjen e Rusisë.”
Zelenskyy shtoi se Kina “nuk është e interesuar për një Rusi të dobët” dhe theksoi se të gjitha vendet që lidhen me Rusinë, përfshirë Evropën dhe SHBA-në, “do të kuptojnë se çfarë po ndodh” midis Kievit dhe Pekinit.
Në lidhje me një plan të supozuar paqeje me 12 pika, Zelenskyy tha me ironi:
“Mes nesh, nuk e di çfarë plani kemi,” duke mohuar përfshirjen e Ukrainës në këtë propozim.
Ai nënvizoi se “plani fillon me një vullnet për t’u ulur dhe për të folur, jo për t’u ngritur dhe për të luftuar duke përdorur raketa kundër civilëve.”
Sipas tij, “më shumë presion mbi Rusinë dhe ata do të ulen e do të flasin, dhe mendoj se ky është plani.”
Ndërkohë, BE-ja ka përfshirë në listën e zezë 12 subjekte kineze të akuzuara për ndihmën ndaj Rusisë për të shmangur sanksionet.
Finlanda hapi rrugën për mbajtjen e armëve bërthamore, Moska: Kërcënim real, do të marrim masa
Të shtëna me armë në veri të Gjermanisë, vriten pesë persona! Arrestohet autori i dyshuar
Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë një memorandum mbi bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik
- 15:13 Ministri Nufi vizitë në Athinë, pritet nga Dendias. Në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh në mbrojtje
- 14:49 Finlanda hapi rrugën për mbajtjen e armëve bërthamore, Moska: Kërcënim real, do të marrim masa
- 14:40 Andon Lapa Hotel & Spa – Elegancë, komoditet dhe mikpritje në zemër të Sarandës
- 14:26 Të shtëna me armë në veri të Gjermanisë, vriten pesë persona! Arrestohet autori i dyshuar
- 14:17 Plagosi me armë zjarri 35-vjeçarin në Pogradec dhe u largua, kapet autori
- 14:09 Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë një memorandum mbi bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik