Zelensky: Pa mbështetjen amerikane nuk mund të fitojmë! Nuk i besoj Putinit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar në një intervistë se Ukraina nuk mund ta fitojë luftën me Rusinë pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Zelensky në një intervistë me Fox Neës theksoi se nuk i beson presidentit rus, Vladimir Putinit dhe përsëriti kërkesën për garanci sigurie afatgjata nga Uashingtoni.
“A mund të fitojmë pa mbështetjen amerikane? Jo”, tha ai duke theksuar se një reduktim ose ndërprerje e mundshme e ndihmës nga Uashingtoni do të krijonte probleme serioze për mbrojtjen dhe strategjinë e përgjithshme të Kievit.
Ai shtoi se mbështetja amerikane nuk ka të bëjë vetëm me pajisjet ushtarake, por edhe me dimensionin politik, ekonomik dhe diplomatik të luftës. Sipas tij prania dhe qëndrimi i SHBA-së veprojnë si një pengesë kundër Moskës dhe forcojnë pozicionin e Ukrainës në arenën ndërkombëtare.
Sa i përket negociatave për paqe, Zelensky deklaroi se nuk i beson Putinit teksa theksoi se presidenti rus nuk dëshiron që Ukraina të ketë sukses. Ai theksoi se nga përvoja e viteve të fundit Rusia tregoi nuk i mban angazhimet kur ato nuk shoqërohen nga presion i konsiderueshëm ndërkombëtar.
Presidenti ukrainas foli gjithashtu edhe për takimin e tij të dielën me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, të cilin e përshkroi si produktiv. Sipas tij, ata diskutuan rrjedhën e luftës ashtu edhe perspektivat për një proces paqeje në të ardhmen.
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë