Zelensky për sulmin me 17 viktima në Zaporizhia: Do mbahet përgjegjësi

9 Tetor 2022 | 14:19

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy është zotuar se ata që urdhëruan dhe sulmuan qytetin juglindor të Ukrainës, Zaporizhzhia, do të mbajnë përgjegjësi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zelensky u shpreh se ata që dhanë urdhrun për sulmin janë terroristë.

“Zaporizhzhia përsëri. Sulme të pamëshirshme ndaj njerëzve paqësorë. Në ndërtesat e banimit, pikërisht në mes të natës. Tashmë dihet për 12 të vdekur. Në spital ndodhen 49 viktima, mes tyre 6 fëmijë. Poshtërsi absolute. E keqja absolute. Çnjerëz dhe terroristë. Nga ai që dha këtë urdhër dhe për të gjithë ata që e zbatuan këtë urdhër. Ata do të përgjigjen. Domosdoshmërisht. Para ligjit dhe para njerëzve”, shkroi Zelenski në Facebook.

Raketat e lëshuara nga forcat ushtarake ruse gjatë natës, kanë lënë të vdekur 17 persona në Zaporizhia.

Sekretari i Këshillit të qytetit, Anatoliy Kurtev deklaroi se pesë shtëpi janë shkatërruar dhe rreth 40 janë dëmtuar në zonën e kontrolluar nga ushtria ukrainase në këtë qytet.

Zaporizhia është aneksuar javën e kaluar nga Rusia, hap që është konsideruar në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët

Qeveria britanike i kërkoi të enjten FIFA-s të hetojë ekipin e Argjentinës pasi lojtarët që festuan fitoren 2-1 ndaj Anglisë në gjysmëfinalet e Kupës së Botës me një banderolë që pretendonte...
18:15 | 16/07/2026

U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm

Ministri estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur njoftoi të enjten se dërgesat e armëve amerikane të cilat u pezulluan përkohësisht për shkak të luftës në Iran...
18:00 | 16/07/2026

Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta

Qeveria e Hungarisë njoftoi të enjten se i dërgoi policisë një raport në lidhje me dyshimet për keqpërdorim të fondeve publike gjatë blerjeve të softuerëve...
17:28 | 16/07/2026