Zelensky: Perëndimi do të diskutojë për dislokimin e trupave në Ukrainë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë në videoadresimin e tij se udhëheqësit ushtarakë perëndimorë do të diskutojnë për dislokimin e mundshëm të trupave në Ukrainë, të cilat do të monitoronin një armëpushim të mundshëm në konfliktin me Rusinë, dhe do të ishin pjesë e strukturës së re të sigurisë në vend.
“Kjo është pika jonë fillestare: Ushtria ukrainase duhet të jetë mjaftueshëm e fortë, dhe mbi këtë bazë duhet të ndërtohet e tërë arkitektura e sigurisë”, është shprehur Zelensky më 1 prill.
“Brenda pak ditësh, të premten më 4 prill, do të mbahet një takim me përfaqësues të shteteve partnere, do të jenë përfaqësues ushtarakë”, ka pohuar presidenti ukrainas.
Zelensky u takua të martën, në Kiev, me ministren e Jashtme në largim të Gjermanisë, Annalena Baerbock, dhe tha se “një rreth i ngushtë vendesh” është i gatshëm të dërgojë kontingjente.
Udhëheqësi i Ukrainës tha, po ashtu, në një konferencë të përbashkët për media me Baerbockun, se po pret për përgjigje “më konkrete” nga aleatët rreth gatishmërisë së tyre për të marrë pjesë në dërgimin e trupave.
Franca dhe Britania e Madhe kanë shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa, si pjesë e një të ashtuquajturi koalicion të vullnetit, për të monitoruar një armëpushim të mundshëm. Por, Rusia ka kundërshtuar ashpër çfarëdo dislokimi të trupave të huaja në Ukrainë.
Në videoadresimin e tij, Zelensky tha, gjithashtu, se Ukraina tashmë ka ndarë me partnerët e saj amerikanë të gjitha informatat e nevojshme në lidhje me shkeljet e Rusisë në sektorin e energjisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump paralajmëron Iranin: Për çdo ushtar amerikan të vrarë do të ketë nga një përgjigje të fortë
Kryeministri i ri britanik prezanton kabinetin, emëron kancelarin dhe sekretarin e Jashtëm
Premtimi i parë i Burnham si kryeministër: Do t’i japim fund fjetjes në rrugë të të pastrehëve në Angli
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë