Zelenskyy akuzon Korenë e Veriut se dërgon ushtarë për të ndihmuar Rusinë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka akuzuar Korenë e Veriut se dërgon jo vetëm armë, por edhe ushtarë për të ndihmuar Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës.
“Ne shohim një aleancë në rritje midis Rusisë dhe regjimeve si Koreja e Veriut”, tha Zelenskyy në fjalimin e tij video të dielën mbrëma. “Kjo nuk ka të bëjë më vetëm me transferimin e armëve. Në fakt bëhet fjalë për transferimin e njerëzve nga Koreja e Veriut në forcat ushtarake okupuese”.
Ai përsëriti thirrjen e tij ndaj ndërkombëtarëve për rritjen e mbështetjes ushtarake për të parandaluar një luftë më të madhe.
“Linja e parë ka nevojë për më shumë mbështetje,” tha ai. “Kur flasim për t’i dhënë Ukrainës aftësi më të mëdha me rreze të gjatë dhe furnizime më vendimtare për forcat tona, nuk është vetëm një listë e pajisjeve ushtarake. Bëhet fjalë për rritjen e presionit ndaj agresorit – presion që do të jetë më i fortë se sa mund të përballojë Rusia. Dhe ka të bëjë me parandalimin e një lufte edhe më të madhe.”
Lutjet e Zelenskyy drejt aleatëve të Ukrainës për ta lejuar atë të përdorë raketa me rreze më të gjatë dhe për të zvogëluar kapacitetin e saj për luftë, deri më tani kanë dështuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
Raporti i INSTAT: Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona u lënduan në 6 muajt e parë të 2026
Shtohen alergjitë nga pickimet e insekteve, mjeku: Kujdes nga grerëza!
- 18:08 Pompei rindërton tavanin antik me afreske të mitologjisë greke
- 18:07 Pirlo largohet nga posti i lartë i futbollit italian pas kritikave për lidhjet me firmën ruse të basteve
- 17:55 Arbitri i finales së Kupës së Botës tërhiqet nga futbolli pas kritikave për ndeshjen Argjentinë-Spanjë
- 17:54 Trump: Jemi në negociata intensive me Iranin. Nëse s’do të ketë rezultat, do përgjigjemi ashpër
- 17:45 Mbi 300 mijë të evakuuar në Francë e Spanjë, rreth 120 mijë hektarë tokë e djegur
- 17:43 Koleksioni fotografik i Elton John mbërrin në Paris me mbi 300 vepra ikonike