Zelenskyy: Dokumenti i garancive të sigurisë nga SHBA-ja është 100% gati

25 Janar 2026 | 18:26

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se një dokument i SHBA-së mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën është plotësisht gati. Sipas tij, Kievi po pret një kohë dhe vend për nënshkrimin e këtij dokumenti,

“Për ne, garancitë e sigurisë janë para së gjithash garanci sigurie nga Shtetet e Bashkuara. Dokumenti është 100% gati dhe ne po presim që partnerët tanë të konfirmojnë datën dhe vendin kur do ta nënshkruajmë atë”, tha Zelenskyy në një konferencë për shtyp nga Vilnius.

Ai shtoi se dokumenti do t’i dërgohet më pas për ratifikim Kongresit të SHBA-së dhe parlamentit ukrainas.

Të premten dhe të shtunën, negociatorët ukrainas dhe rusë zhvilluan takimin e tyre të parë trepalësh, përfshirë ndërmjetësuesit amerikanë në Abu Dhabi për të diskutuar kuadrin e Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës pothuajse katërvjeçare. Pas takimit nuk u arrit asnjë marrëveshje.

Megjithatë, Moska dhe Kievi thanë se ishin të hapura për dialog të mëtejshëm dhe priten diskutime të mëtejshme të dielën e ardhshme në Abu Dhabi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026

Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)

Më shumë se 400 persona janë evakuuar me varka drejt skelës së Arcachon për t’i shpëtuar zjarrit të madh që ka përfshirë gadishullin Cap Ferret...
15:24 | 24/07/2026

Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet

Autopsia e Daniel Siad, agjentit të modelimit që dyshohej se kishte lidhje të ngushta me Jeffrey Epstein dhe rekrutonte gra të reja në emër të...
15:16 | 24/07/2026