Zëvendëskryeministrja Gërvalla shpall fitoren: Do të qeverisim me ndershmëri
Menjëherë pas fjalës së Kryeministrit Albin Kurti, zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, nga Partia Guxo, foli për mediat, duke theksuar se koalicioni i Vetëvendosjes ka arritur fitoren dhe do të qeverisë me ndershmëri për katër vitet e ardhshme.
“Faleminderit të gjithëve atyre që dolën sot për të votuar, faleminderit gjithashtu aktivistëve të partive politike që siguruan një proces të mirë zgjedhor. Sot shënojmë një fitore të madhe për koalicionin tonë mes Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Guxo dhe Partisë Alternativa,” tha Gërvalla.
Ajo gjithashtu theksoi se rezultatet paraprake të zgjedhjeve janë pozitive, por se ende nuk janë marrë të gjitha votat, përfshirë ato të emigrantëve, të cilat priten të japin një kontribut të rëndësishëm në formimin e qeverisë.
“Kryeministri Kurti e theksoi se kemi vetëm rezultate paraprake dhe, mbi të gjitha, ende nuk kemi marrë një faktor të rëndësishëm – votat e emigrantëve. Pavarësisht kësaj, ne do të formojmë qeverinë së bashku dhe do të qeverisim me ndershmëri gjatë katër viteve të ardhshme,” shtoi Gërvalla.
Pas Gërvallës foli dhe shefja e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
“Kjo ditë ishte simbol i demokracisë së pakontestueshme të Republikës tonë. I bashkëngjitem urimit të kryeministrit dhe zëvendëskryeministres, dhe i falënderoj të gjithë për pjesëmarrjen. Fakti që partia e parë është në avantazh, edhe krahasuar me dy partitë e tjera së bashku, tregon vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje, Partia GUXO dhe Alternativa kanë marrë mandatin për të formuar Qeverinë Kurti 3“, Mimoza Kusari-Lila.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti: Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve do të filloj komunikimet për formimin e institucioneve
KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve
LVV merr mandatin e 53-të, hapet rruga për formimin e qeverisë me komunitetet
- 18:30 Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia kundër Iranit
- 18:25 Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
- 18:18 BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 18:14 Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion
- 18:11 SHBA, Britania dhe aleatët paralajmërojnë: Modelet e reja të AI-së po rrisin rrezikun e sulmeve kibernetike
- 18:02 ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton