Zgjatet mandati i ambasadorëve, ndryshon ligji për diplomatët dhe konsujt

9 Gusht 2024 | 16:13

Mandati i një ambasadori në seli diplomatike do të zgjatet në 4 vite. Në ligjin e ri të depozituar për konsultim publik, diplomatët shqiptarë së bashku me konsujt do të shërbejnë në misionet diplomatike një vit më shumë.

Ambasadorët shqiptarë mund të kryejnë misionin e tyre diplomatik, për 4 vite nga 3 që e kanë kryer deri më sot. Një projektligj i ri u jep mundësi atyre, të mbajnë postin edhe për një mandat të dytë, duke e çuar kështu shërbimin në një nga ambasadat shqiptare në botë për 8 vite.

E njëjta procedurë do të ndiqet edhe për konsujt me shërbim jashtë, ndërsa gjithashtu parashikohet se asnjë diplomat apo konsull nuk do të mund të ushtrojë funksionin e tyre për më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme.

Gjithashtu me ligjin e ri, për t’u bërë ambasador apo konsull nuk ka nevojë për lidhje të domosdoshme me politikën e jashtme.

Ligji i hedhur për konsultim publik fut për herë të parë edhe konceptin e Akademisë Diplomatike. Kjo strukturë, në varësi të ministrisë së Jashtme: do të ketë si detyrë përgatitjen e trajnimin e diplomatëve dhe parashikohet t’i kushtojë buxhetit të shtetit 20 milionë lekë në vit.

Shqipëria ka shtruar diplomacinë e saj në 43 shtete të botës me nga një ambasadë dhe në disa nga këto 43 shtete ka shtruar edhe Konsullata të Përgjithshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026