Zgjatje e armëpushimit në Gaza, diskutime mes kabinetit izraelit të luftës
Kabineti i luftës në Izrael diskutoi mundësinë e zgjatjes së armëpushimit të përkohshëm me Hamasin kur u takua të dielën në mbrëmje, tha një burim izraelit për CNN.
Burimi tha se kushtet për një zgjatje mbeten të pandryshuara nga marrëveshja fillestare, që do të thotë se Hamasi duhet të lirojë 10 pengje shtesë për çdo ditë pauzë shtesë në luftime.
Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje javën e kaluar për një pauzë katër-ditore në luftime dhe lirimin e të paktën 50 grave dhe fëmijëve të mbajtur peng në Gaza.
Marrëveshja përfshinte pengjet që mbaheshin robër nga Hamasi, duke u liruar në këmbim të një numri grash dhe fëmijësh palestinezë në burgjet izraelite. Armëpushimi, ndërkohë, lejoi gjithashtu hyrjen e “një numri më të madh të autokolonave humanitare dhe ndihmave”.
Lirimi i parë i pengjeve dhe të burgosurve u bë të premten, ndërsa të tjerët u zhvilluan të shtunën dhe të dielën.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 21:01 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)