Reagimet për zgjedhjen e Blerina Balës në krye të Himarës
Zgjedhja në krye të bashkisë së Himarës e Blerina Balës mes tensioneve në këshillin bashkiak, ka sjellë reagimin e kryeministrit Rama.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë e cilësoi votimin në Këshillin Bashkiak një tregues të qartë se vullneti i shumicës së qytetarëve të Himarës nuk është përçarja dhe konflikti, por dëshira për të ecur drejt zhvillimit.
“Zgjedhja e sotme nga Këshilli Bashkiak të Himarës, me 15 vota pro dhe vetëm 4 kundër, e nënkryetares së bashkisë, Blerina Bala, si kryetare në detyrë është një zhvillim pozitiv për vazhdimin e punës së qeverisë vendore. Përpjekja e dështuar e një grushti individësh të nxitur për ta penguar këtë zhvillim të bazuar në detyrimin përkatës ligjor të Këshillit Bashkiak, tregoi qartë faktin e thjeshtë se shumica e madhe e himarjotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit, përçarjes dhe amplifikimit absurd të një sherri primitiv, i cili ushqehet për interesa dhe hesape që s’kanë asnjë lidhje me interesat dhe nevojat legjitime të popullit të Himarës”- shkruan Rama.
Ndërkohë, Vangjel Tavo prefekt i qarkut të Vlorës që ishte në Himarë këtë të premte dhe u bë protagonist i një sulmi nga disa mbështetës të Fredi Belerit u shpreh se kanë qenë disa interesa të ngushta që sipas tij e kanë marrë peng komunitetin himarjot.
Sakaq, Previn Gjikuria nënkryetari tjetër i bashkisë që u tërhoq nga gara deklaroi se e bëri këtë gjest për t’i hapur rrugë bashkëpunimit në të mirë të Himarës dhe përgatitjeve për sezonin turistik.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn