Gjikuria: Pse u tërhoqa në momentet e fundit nga votimi për drejtimin e Himarës

29 Mars 2024 | 13:04

Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Previn Gjikuria, reagoi në Euronews Albania, pas heqjes dorë nga votimi në Këshillin Bashkiak, i cili zgjodhi nënkryetaren tjetër, Blerina Bala si drejtuesen e kësaj bashkie.

Gjikuria tha se ata janë një ekip dhe qëllimi i tyre është që të çojnë më tej qeverisjen lokale në Himarë, duke adresuar problemet e qytetarëve dhe sfidave të sezonit turistik.

Ai shtoi se u tërhoq nga gara pasi duke parë polemikat që ka shkaktuar Himara nuk donte t’i çonte më tej ato.

Gjikuria nënvizoi se nuk ka rëndësi kush fiton, pasi puna në Himarë do të kryhet nga i gjithë stafi i bashkisë.

“Në fund të ditës jemi një skuadër dhe jemi për një qëllim shumë të thjeshtë, pavarësisht problematikave duhet të çojmë përpara procesin dhe qeverisjen e Bashkisë Himarë, kundrejt qytetarëve dhe procesit uristik që po afron. Pse duhet të vononim një proces i cili do të duhej të bëhej. Ne jemi bashkë dhe nuk ka rëndësi kush fiton. Punon nuk e bën një individ por jemi grup. Duke parë gjithë rrëmujën që u bë lart vendosim të mos bënim më skajëzim të mëtejshëm dhe u tërhoqa. Të gjejmë një formë më të mirë dhe të ecim përpara. Tensionet nuk i shërbejmnë askujt duhet të gjejmë një gjuhë komunikimi se jemi të gjithë himariotë. Mbështetja ose jo e himariotëve do të shihet në zgjedhjet e ardhshme. Do të dalim të flasim të kërkojmë votën e tyre”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026