Zgjedhjet/ Celibashi: Platformat e KQZ janë gjendur nën sulme kibernetike
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat foli për votën e diasporës, pas përfundimit të numërimit.
Në veçanti, ai thekson se platformat e KQZ-së janë gjetur nën sulme kibernetike, sulme të cilat kryekomisioneri pretendon se kanë qenë të organizuara.
“Mund të bëj publike sot që platformat e KQZ-së, duke nisur nga ajo e regjistrimit të votuesve nga jashtë janë gjetur nën sulme kibernetike. Kemi komunikimin me institucione përkatëse, si ato të sigurisë kibernetike dhe sot që lidhen me ndjekjen ligjore të këtyre rasteve sa herë që janë evidentuar.
Nga informacionet që kemi, një pjesë e këtyre sulmeve nuk kanë qenë sulme diletantësh, por kanë qenë të organizuara dhe të sofistikuara dhe jo rastësore. Kanë qenë të gjitha nga jashtë, të krahasueshme me sulmet që kanë pasur vende të tjera për situata të ngjashme, si Franca, Estonia”, tha Celibashi.
Lidhur me DHL-në, ai tha se është kërkuar që të vihet në dispozicion nga ana e tyre dokumentacioni ku tregohet procesi i shpërndarjes së fletëve të votimit për emigrantët.
“Nga ana tjetër, i kemi kërkuar DHL-së t’i vërë në dispozicion KQZ-së të gjithë dokumentacionin i cili vlersohet se tregon sesi është bërë operacioni i shpërndarjes së fletëve të votimit të zgjedhësve kudo në botë, dhe në Greqi. Ne do të vëmë në dispozicion subjekteve zgjedhore këtë dokumentacion dhe do mbetet në gjykimin e tyre.
Jemi në marrëdhënie kontraktuale me DHL-në, do shohim sesi e kanë përmbushur veprimin kontraktual”, tha kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.
LEXONI GJITHASHTU:
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës