Zgjedhjet e 11 majit, më të shtrenjtat në histori! Projeksioni i votës së diasporës

21 Janar 2025 | 16:13

Ritmet e regjistrimeve të emigrantëve që duan të votojnë në zgjedhjet e 11 majit 2025 në këto 10 ditë të para kanë qenë goxha të larta, duke bërë që deri në mesditën e kësaj të martë të jenë 49 mijë kërkesa.

Nga ky numër, deri më tani rreth 23 mijë janë regjistruar, një pjesë e madhe janë ende duke u shqyrtuar, ndërsa ka gjithashtu një numër të lartë refuzimesh për shkak të parregullsive me dokumentacionin dhe adresën që emigrantët deklarojnë në sistem.

Në bazë të një projeksioni të llogaritur nga Barometri në Euronews Albania, nëse ky proces regjistrimi do të vijoj sipas ritmeve të këtyre 10 ditëve, numri i emigrantëve të regjistruar mund të shkojë deri në 200 mijë.

Ky numër do të përbënte rreth 15% të votueseve në zgjedhje, nëse do të marrim për bazë pjesëmarrjen në zgjedhjet e 2021-it, ku morën pjesë në procesin e 25 prillit rreth 1.6 milionë shqiptarë.

Sa i përket kostove, këto zgjedhje do të jenë më të lartat se çdo proces elektoral i mëparshëm në Shqipëri për shkak të votës së diasporës. Në pritje të përzgjedhjes së postës, dhe të regjistruarve total deri në 4 mars, mund të bëhet edhe llogaritja e kostos që do i kushtojë buxhetit ky operacion elektoral në 11 maj.

Për shkak të ndryshimeve të pritshme të Kodit Zgjedhor duke afruar datën e regjistrimeve të kandidatëve për deputetët që fleta e votimit të prodhohet më shpejt edhe çmimi i postës mund të jetë më i reduktuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije...
17:09 | 16/07/2026

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026