Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, KQZ hap afatet për certifikimin e subjekteve politike dhe dorëzimin e listave

2 Maj 2026 | 13:56

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë të ditur hapjen e afateve për certifikimin e subjekteve politike dhe dorëzimin e listave të kandidatëve në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.

Sipas njoftimit zyrtar, periudha 2 deri më 10 maj është caktuar për subjektet e reja politike, përfshirë koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët duhet të dorëzojnë aplikimin për certifikim në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar në KQZ.

Institucioni sqaron se partitë politike ekzistuese konsiderohen automatikisht të certifikuara, ndërsa ky proces vlen vetëm për subjektet e reja që synojnë pjesëmarrjen në zgjedhje.

Ndërkohë, KQZ ka përcaktuar edhe periudhën 2 deri më 12 maj për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë. Ky afat 11-ditor vlen për të gjitha subjektet politike, përfshirë partitë, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur.

Dorëzimi i listave do të bëhet përmes platformës elektronike të KQZ-së, ndërsa procedurat mbeten të njëjta me ato të zgjedhjeve të fundit të mbajtura në dhjetor të vitit të kaluar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve

KQZ në Kosovë ka përmbyllur procesin e rinumërimit të 185 vendvotimeve, për të cilat ishte marrë vendim për rinumërim. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi,...
17:55 | 19/06/2026

FBK me strategji për basketbollin 3×3 drejt “Prishtina 2030”

Sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku ka bërë të ditur se basketbolli 3×3 po shndërrohet në një prej projekteve kryesore...
14:36 | 19/06/2026

Përleshje fizike në Prishtinë, plagosen 2 persona. Dyshohet se është përdorur edhe një armë

Dy persona mbetën të plagosur të enjten pas një përleshjeje fizike të regjistruar në Prishtinë. Policia njoftoi se dy persona ishin sulmuar nga një i...
09:51 | 19/06/2026