Zgjedhjet e parakohshme, Osmani nga Shkodra: Situatë normale në demokraci
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar sot në Shkodër se zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit janë normale në një sistem demokracie.
Ajo tha se shpreson që Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e reja do të konstituohet sa më shpejt pasi qytetarët presin të merren vendime të tjera në të mirë të vendit.
“Situatat politike apo kjo që po ballafaqohet Kosova për zgjedhjet e jashtëzakonshme janë normale në demokraci. Shpresa ime është që menjëherë pas zgjedhjeve të kemi konstituim të Kuvendit. Shpresoj që të kemi qeveri sa më parë, sepse qytetarët e Kosovës mezi presin. Festa e 28 nëntori i bashkon të gjithë shqiptarët”, tha Osmani.
Ajo theksoi se çdo iniciativë që e afron më shumë Kosovën me Shqipërinë është shumë e mirëseardhur.
Unë besoj që kjo rrugë, Shkodër-Gjakovë, do të hapë edhe më shumë rrugë të tjera jo vetëm fizike dhe gjeografike, edhe rrugë bashkëpunimi, në ekonomi, turizën dhe kulturës”, u shpreh Osmani, raporton TopChannel, përcjell KosovaPress.
Osmani ka mbërritur sot pasdite në qytetin e Shkodrës, ku është pritur në takim nga kryebashkiaku Benet Beci.
“Për ne është festë e katërfishtë, ku përveç festës së flamurit është dita e Pavarësisë së Shqipërisë nesër, për ne është e rëndësishme sepse është ditëlindja e Komandantit legjendar Adem Jashari dhe është dhe përvjetori i daljes publike të UÇK-së. Sot festojmë gjithashtu ditën e forcës së ushtrisë sonë. Si Kosova dhe Shqipëria qëndrojnë sot të forta dhe në rrugë të drejtë për integrimin në BE për shkak të mbështetjes së aleatëve. Nesër do të jem në Vlorë dhe Tiranë për të vazhduar festën e përbashkët”, tha Osmani.
LEXONI GJITHASHTU:
3 vite pa kryeprokuror, Kosova zgjedh kreun e organit të akuzës
Deklarata skandaloze e ministres serbe: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën
Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit