Kosova drejt Botërorit, Kurti premton shpërblime rekord për futbollistët
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar në mbledhjen e radhës së Qeverisë shpërblimet që do t’u jepen futbollistëve të përfaqësueses për arritjet e tyre në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.
Kurti bëri të ditur se për suksesin historik të skuadrës në këtë fushatë, kalimin në fazën e playoff-it, Qeveria do të ndajë 250 mijë euro shpërblim. Ai shtoi se në rast të fitores ndaj Sllovakisë futbollistët do të marrin 500 mijë euro shtesë, ndërsa për kualifikimin në Botëror, do të ketë një shpërblim shtesë prej një milion eurosh.
Kryeministri theksoi se këto vendime janë shprehje e besimit të qeverisë në ekipin kombëtar dhe dëshirës për ta motivuar drejt arritjeve të mëtejshme.
“Një lajm të mirë e kemi për përfaqësuesen tonë në futboll, për djemtë me të cilët jemi krenar në çdo ndeshje. Për suksesin historik në këtë fushatë të kualifikimeve për në Kupën e Botës 2026, kalimi në fazën e playoff-it, me vendim të qeverisë, sot do të ndajmë 250 mijë euro shpërblim. Në fazën e radhës hyjmë me plot vetëbesim, besimin tonë në ta po e shprehim me zotimet tona për ta. Së pari, në rast të fitores ndaj Sllovakisë zotohemi me shpërblim me vlerë prej 500 mijë euro dhe së dyti, në rast të kualifikimit në Kupën e Botës zotohemi edhe për një milion euro të tjera shpërblim”, theksoi Kurti.
Ndaj Sllovakisë, Kosova ndeshjen do ta zhvillojë në muajin mars.
LEXONI GJITHASHTU:
“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 11:29 Të rrethuar nga flakët, pamjet e frikshme nga brenda trenit që u bllokua nga zjarri në Kanada
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)