BE: Serbia po shkel obligimet duke kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Interpol
Bashkimi Evropian vlerëson se Serbia është duke i shkelur obligimet e saj nga procesi i normalizimit të raporteve me Kosovën dhe marrëveshjes nga dialogu, duke kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
Kështu thekson një zëdhënës i BE-së, duke reaguar në njoftimet nga Serbia se ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiq, është lavdëruar se po vazhdon kundërshtimi i anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë dhe se, sipas tij, “Kosova nuk ka gjasa të bëhet pjesë e Interpolit”.
Daçiq po ashtu ka theksuar se Kosova edhe më parë “ka dështuar keq kur ka provuar të bëhet anëtare e Interpolit” dhe se tashmë “e ka të qartë se nuk ka gjasa, prandaj as nuk po provon”.
Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, mes tjerash, obligon Serbinë që të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.
BE-ja insiston se kjo marrëveshje është valide, se ajo duhet të implementohet pa vonesa, dhe se zbatimi i saj mbetet kusht për Kosovën dhe Serbinë për integrimin e tyre në BE dhe përfitimet financiare nga plani i rritjes. Këtë, në përgjigjen e tij, e ka thënë për Kohën një zëdhënës i BE-së.
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin