“Zgjedhjet janë mbyllur”, Etjen Xhafaj: Pensilvania do të kthehet në favor të Joe Biden
Qytetarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës prej datës 3 nëntor janë në pritje të emrit të presidentit të ri. Pavarësisht se gara është shumë e ngushtë, kandidati demokrat Joe Biden ka epërsi kundrejt republikanit Donald Trump.
Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Etjen Xhafaj në studion e “Ilva Now” në Euronews Albania u shpreh se zgjedhjet në SHBA janë mbyllur, duke nënkuptuar se edhe shteti i Pensilvanisë do të shkojë në favor të demokratit Biden.
“Zgjedhjet janë mbyllur. Edhe Pensilvania do të kthehet për Biden. Këtu do të fokusohet i gjithë kontestimi. Kanë ngelur shumë nga votat që janë votat urbane. Për votën popullore Biden është më i votuari në histori. Ajo që po duket, të gjithë votat që kanë mbetur janë ose votat me postë, ose votat urbane”, tha Xhafaj.
Procesi i numërimit të votave në Shteteve e Bashkuara të Amerikës vijon ende në disa shtete, ndërsa diferenca mes kandidatëve nuk është shumë e thellë.
Ndiqni intervistën e plotë:
Lexoni gjithashtu:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)