Zgjedhjet në 5 bashki, Celibashi sqaron dy problematikat në Cërrik dhe Vlorë

9 Nëntor 2025 | 16:17

Në një konferencë për shtyp këtë të diel, në orën 16:00, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, foli dy orë para mbylljes zyrtare të qendrave të votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale.

Ai sqaroi se janë raportuar dy problematika, një në Cërrik dhe një në Vlorë, si dhe komentoi mbi pjesëmarrjen e ulët të të rinjve në këto zgjedhje.

“Janë raportuar dy problematika, një në Cërrik dhe një në Vlorë. Në rastin e Cërrikut, bëhet fjalë për sjelljen e një vëzhguesi, por duhet verifikuar nëse ka qenë qytetar apo vëzhgues me pretendimin e një subjekti politik, pasi është raportuar se ky vëzhgues po shihte si votonte një qytetar. Duhet parë se si qëndron e vërteta. Ndërsa në Vlorë ka pasur një diskutim mes kryetares dhe operatorit të qendrës së votimit në lidhje me procedurat, dhe në këtë rast KQZ po verifikon sjelljen e këtyre dy funksionarëve,” tha Celibashi.

Kryetari i KQZ-së theksoi gjithashtu se grupmosha mbi 65 vjeç ka përqindjen më të lartë të pjesëmarrjes në këto zgjedhje të pjesshme.

“Nëse do të ketë votues që duan të votojnë edhe pas orarit zyrtar, që është ora 18:00, ata do të lejohen të votojnë nëse ndodhen brenda ambienteve të qendrës së votimit. Sa i përket pjesëmarrjes së ulët të votuesve të moshës 18-24 vjeç, kjo është një prirje e përgjithshme edhe në vende të tjera, ku kjo grupmoshë nuk tregon interes të madh për t’u përfshirë në proceset politike. Mesa duket, edhe Shqipëria nuk bën përjashtim nga ky trend,” u shpreh Celibashi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026