Zgjedhjet në Durrës përmes ilustrimeve
262,019 qytetarë me të drejtë vote do t’i drejtohen kutive të votimit të dielën e 6 marsit për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë së Durrësit.
Të ndarë në 6 njësi administrative për 12 orë qytetarët do të votojnë në qytetin e Durrësit, Sukth, Ishëm, Katund të Ri, Rrashbull dhe Manëz.

Janë në total 337 qendra votimi ndërsa numri i vendeve të numërimit të votave është 4.
Votat e qytetarëve durrsakë do të numërohen në shkollën 9-vjeçare “Njazi Mastori”, shkollën 9-vjeçare “Marie Kaçulini”, shkollën e muzikës “Jan Kukuzeli” dhe shkollës së mesme “Leonik Tomeo”.
Në garën për bashkinë e Durrësit janë 3 kandidatë. Për Partinë Socialiste është Emiriana Sako, për Partinë Demokratike Luan Hoti dhe për koalicionin “Shtëpia e Lirisë” Ardian Muka.

Durrësi është një nga 6 bashkitë që do të zgjedhë kryetarin e ri pasi më nëntor të 2019 kryetarja Valbona Sako dha dorëheqjen.

LEXONI GJITHASHTU:
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil