Zgjedhjet në Kosovë, mbi 50% e diasporës ka votuar deri në orën 15:00
Qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë po votojnë të shtunën në përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 15:00 kanë votuar 10.306 persona apo 50.91 për qind e votuesve të regjistruar.
Për të votuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës janë regjistruar 20.324 votues.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniçi, tha se gjithçka është duke shkuar mirë dhe nuk ka ndonjë problem gjatë procesit të votimit.
Votimi nisi në orën 07:00 në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës në shtetet e Evropës, ndërkaq në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada në orën 13:00, sipas kohës lokale në Kosovë.
Votimi më 8 shkurt zhvillohet në 43 vendvotime në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Kosovës, që gjenden në 19 shtete të ndryshme të botës.
Kjo është hera e parë që pjesëtarët e mërgatës mund të votojnë fizikisht në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha se qendrat e votimit janë hapur pa vonesa. Ky institucion tha se ka shtuar kapacitetet në misionet diplomatike, në mënyrë që të garantohet një proces i rregullt votimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat