Zgjedhjet në Kosovë, diplomati: Nëse nuk ka ndryshim të rezultateve do të na çojë në një krizë të re
Diplomati, Sylë Ukshini i ftuar në emisionin “Balkan Talk” me Franko Egron në Euronews Albania ka komentuar lidhur me procesin e zgjedhjeve që do të mbahen të dielën në Kosovë. Sipas tij ngërçi politik që përjetoi Kosova mund të përsëritet nëse nuk ndryshojnë rezultatet e zgjedhjeve.
Ai shtoi se kriza e parë u regjistrua nga mosgatishmëria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të krijuar qeverinë.
“Unë të zgjedhjet e shkurtit pata bërë një parashikim që do të ketë një krizë. Unë e konsideroj se në këto zgjedhje se nëse nuk ka ndryshim të rezultateve do të na çojë në një krizë të re. Mendoj se kriza qe përjetuam ishte nga mosgatishmëria e Kurtit për të krijuar qeverinë sepse e dinte se nuk kishte numrin për president me marrëveshjen dhe nuk donte ta humbte prestigjin.
Të njëjtin problem kishte edhe opozita. Domethënë ishte një krizë e programuar. Nëse nuk arrihet kompromis këtu dhe tani, sistemi jonë politike nën kupton bashkëpunimin dhe koalicionin. Mendoj se VV ka qenë më agresive dhe atëherë kur e ka shkel Kushtetutën he sot thotë se ngërçin bëri opozita.
Gjykata Kushtetuese tha se VV ka shkelur Kushtetutën. problemi është se mua më duket opozita pak anemike, edhe kauzat nuk arrin ti artikulojë dhe paketojë”, tha ai.
“Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi
“Ministrja serbe nuk bëri gafë politike”, Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
- 16:31 Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)
- 16:24 GJKKO dënon 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë për shkelje në tendera
- 16:19 Ministri Katz: SHBA po bllokon sulmet izraelite ndaj objektivave energjetike iraniane
- 16:18 Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit për tërheqjen nga gjykimi i shkurtuar
- 16:08 Ceremonia mortore e Lindsey Graham, do të marrin pjesë edhe Netanyahu dhe Zelenskyy
- 16:00 Dyshime për varrezë masive me trupa shqiptarësh në Zubin Potok, nisin gërmimet