Zgjedhjet në Kosovë, komisionerët dhe vëzhguesit të vaksinuar

17 Tetor 2021 | 08:32

Komisionerët dhe vëzhguesit në zgjedhjet lokale në Kosovë janë të gjithë të vaksinuar, të paktën me një dozë ose kanë rezultatin negativ të testimit për koronavirus, përveç atyre që e kanë kaluar sëmundjen në gjashtë muajt e fundit.

Ky rregull nuk vlen për votuesit, të cilët kanë për detyrë vetëm të mbajnë maska mbrojtëse dhe të ruajnë distancën fizike nga njëri tjetri.

Ministria e Shëndetësisë Kosovare ka njoftuar se gjatë ditës së zgjedhjeve do të zbatohen vetëm masat e përgjithshme kundër COVID-19, që kërkon: maskë mbrojtëse, distancë fizike 2 metra, ndalimin e grumbullimeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pajisur të gjitha hyrjet e qendrave të votimit me dizinfektues për duart.

Ndërkohë për qytetarët që janë të infektuar me koronavirus, KQZ ka caktuar ekipe të lëvizshme që do të shkojnë në adresat e tyre për t’iu mundësuar votimin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë mbajti mbledhjen e 73-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniçi. Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim...
12:08 | 08/07/2026

Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i...
16:13 | 07/07/2026

Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Të tjera ankesa janë dërguar pak para afatit të fundit kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në...
15:29 | 03/07/2026