Zgjedhjet në Kosovë, partitë ftojnë qytetarët që të votojnë në balotazh
Partitë politike në Kosovë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë për të zgjedhur kryetarët e tyre në 18 komunat ku po mbahet raundi i balotazhit. Qytetarët do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës deri në orën 19:00.
Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë orët e mbetura, duke argumentuar se “çdo votë ka peshë të jashtëzakonshme për demokracinë”.
Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në një konferencë për media, po ashtu bëri thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje. Sipas saj, numri i votuesve pritet të rritet në orët e pasdites.
“Çdo votë është një vendim për të ardhmen dhe sot është dita që përcakton katër vjet”, tha ajo.
Edhe Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pati të njëjtën thirrje. Ai megjithatë tha se dalja deri më tani është e ulët krahasuar me rundin e parë të mbajtur më 12 tetor.
Si PDK ashtu edhe AAK thanë se kanë pranuar ankesa për çështjen e votimit me asistencë, ankesa që thanë se i kanë adresuar në KQZ.
Këto dy parti po ashtu kërkuan që qytetarët të lihen të lirë që të zgjedhin se kë duan të votojnë dhe të mos jenë subjekt i ndikimit gjatë këtij procesi zgjedhor./REL
LEXONI GJITHASHTU:
KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë
Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë
Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
- 18:16 BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 18:08 Shpërthen tuberkulozi në burgun federal të emigracionit në Kolorado, sëmuren 12 të burgosur
- 18:07 Kuvajti aktivizon mbrojtjen ajrore, ushtria: Po sulmojmë objektivat armiqësore
- 18:03 Ambasada ruse në Hagë: BE-ja po përgatit hapur një konflikt në shkallë të gjerë me Rusinë
- 17:57 Vrasja e emigrantëve meksikanë nga agjentët e ICE, Sheinbaum: Do të paraqesim padi penale
- 17:46 Starmer, kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që merr medaljen “Legion d’Honneur” të Francës