Zgjedhjet në Kosovë, reagon Haradinaj: Rezultat historik

12 Tetor 2025 | 20:38

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me procesin e votimit për zgjedhjet lokale në vend. Haradinaj shkruan se të gjithë kanë kontribuar për rezultatin i cili pritet të dalë në orët në vijim.

Ai e ka cilësuar rezultatin si një fitore historike. Sipas tij ata që sonte mbyllën garën nesër do t’ia nisin punës.

“Dëshiroj t’ju falënderoj për këtë fitore dhe rezultat historik. Çdo garues, çdo komisioner, çdo vëzhgues, çdo njeri që ka kontribuar për këtë rezultat.

Ata që sonte e kryen garën, nesër nisjani punës. E pas pak ditësh do t’ia nisin punës edhe kolegët e juaj që më bënë krenar. Urime AAK!” shkruan ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë mbajti mbledhjen e 73-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniçi. Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim...
12:08 | 08/07/2026

Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i...
16:13 | 07/07/2026

Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Të tjera ankesa janë dërguar pak para afatit të fundit kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në...
15:29 | 03/07/2026