Zgjedhjet në Kosovë, voton kreu i KQZ: Rezultatet paraprake deri në mesnatë
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Kreshnik Radoniqi ka qenë i parë që ka votuar në qendrën e votimit në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në qytetin e Pejës. Pasi shfrytëzoi të drejtën e tij për të votuar, Radoniqi bëri thirrje që të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese për të votuar.
Radoniqi iu bëri thirrje edhe subjekteve politike garuese por edhe Këshillave të vendvotimeve të kontribuojnë në mbarëvajtje të procesit zgjedhor.
“E shfrytëzuam të drejtën tonë për të votuar meqenëse është fillimi I ditës qendra e votimit është hapur në orën 07:00 dhe deri në orën 19:00 do jenë të hapura unë ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të shfrytëzojnë këtë të drejt kushtetuese gjithashtu bëjë thirrje që edhe partitë politike por edhe këshillat e vendvotimeve të kontribuojnë në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, tha ai.
Po ashtu kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi u shpreh optimist se sonte vonë, apo edhe nesër në mëngjes do mund të dihen rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale.
“Nuk pashë diçka parregullsi përveç asaj lapsi që mu kthye…unë besoj që po jemi të përgatitur që të japim rezultatet preliminare deri në orët e vona, pra nëse mbesim diçka në mëngjesin e ditës së nesërme sigurisht do t’i japim rezultatet preliminare, por stafi do punoj 24 orë edhe gjatë natës dhe ndoshta gjatë natës mund t’i shikoni përmes internetit ndryshimet e rezultateve”, u shpreh kryesuesi i KQZ-së.
Numri I qytetarëve me të drejtë vote që do mund të votojnë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit është 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021. Ndërsa, të gjithë këta qytetar do të mund të votojnë në 883 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 477 vendvotime.
KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë
Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë
Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike