Zgjedhjet në Kukës, kush janë dy emrat e përfolur për të kandiduar nga socialistët

11 Gusht 2023 | 16:50

Kukësi do të zgjedhë kryetarin e ri të bashkisë më 24 shtator. Presidenti Bajram Begaj dekretoi datën e zgjedhjeve, pas vakancës së krijuar për shkak të shkarkimit kryebashkiakut socialist Safet Gjici prej video skandalit erotik të publikuar në media.

Gazetarja e Euronews Albania, Raziela Myslimaj zbuloi dy nga emrat e përfolur nga Partia Socialiste për të garuar në zgjedhjet e shtatorit. Ata janë ish-drejtor i Drejtorisë së Tatimeve në Kukës, Albert Halilaj, si dhe Granit Gjana, nënkryetari i zgjedhur për të drejtuar bashkinë pas shkarkimit të Gjicit.

Sakaq sipas gazetares nuk dihet ende nëse Rithemelimi i ish-kryeministrit Berisha do të rikandidojë kandidatin e 14 majit, Admir Sinamati.

“Deri më tani nuk ka emra të publikuar zyrtarisht nga Partia Socialiste, as nga opozita, se cilët do të jenë kandidatët që do të garojnë sërish për Kukësin. Flitet për dy emra nga Partia Socialiste, siç është Albert Halilaj, ish-drejtor i Drejtorisë së Tatimeve në Kukës, i cili është është një nga emrat më të përfolur, si dhe Granit Gjana drejtuesi aktual i bashkisë së Kukësit. Gjana, nënkryatri i bashkisë, u zgjodh nga Këshilli Bashkiak për të drejtuar bashkinë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Nga opozita nuk ka deri tani ndonjë indicie. Nuk dihet nëse Rithemelimi do të rikandidojë Admir Sinamatin, i cili ishte kandidati i dalë nga primaret dhe që garoi në zgjedhjet e 14 majit. Gjatë një konference për media ditën e sotme, ish-kryeministri Berisha konfirmoi pjesëmarjen në zgjedhjet në Kukës, por nuk foli me emra konkretë”, tha Myslimaj.

Kujtojmë se më 16 qershor të këtij viti, në media u publikua një video erotike e kryebashkiakut të Kukësit e regjistuar në ambientet e zyrës së tij.

Regjistrimi i plotë zbardhte gjithashtu bisedat e Gjicit me vajzën të cilën kryente marrëdhenie intime, rreth një tenderi për trjatimin e qenëve të rrugës. Në parim kryebashkiaku socialist dha dakordësinë, mirëpo proceduat për këtë tender nuk avancuan.

Pas skandalit të publikuar vetë Gjici përmes rrjeteve sociale kërkoi një ndjesë publike, pretendoi se ishte një kurth prej kundërsharëve dhe njoftoi dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut.

Pavarësisht dorëheqjes së njoftuar Gjici u shkarkua menjherë me vendim të Këshillit të Ministrave, me motivacionin “për shkak të shkeljeve të rënda”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026