Zgjedhjet në SHBA/ Shtuni: Po shkohet drejt një përballjeje të dytë Trump-Biden
Eksperti i sigurisë, Adrian Shtuni, ka analizuar përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, situatën në prag të zgjedhjeve Presidenciale që do të mbahen këtë vit në SHBA.
Shtuni ka thënë se në kampin demokrat duket se Biden do të jetë kandidatura për zgjedhjet Presidenciale.
Sakaq ai u ndal dhe te Primaret brenda Republikanëve, ku tha se Biden dominon në sondazhe me 60% të votave.
Ai shtoi se me shumë gjasa në zgjedhjet e nëntorit në SHBA, do të shohim sërish një përballje Biden-Trump.
Zgjedhjet janë duke shkuar në drejtim të primareve. Primaret po shkojnë në një drejtim që mund të kemi një përballje të dytë Biden-Trump. Palët janë të përcaktuara tashmë, Bideni do të jetë kandidati demokrat për një mandat të dytë, ndërkohë që duket se nëse po i besojmë sondazheve deri në këtë pikë, por dhe kontakteve që kam me kolegë që i përkasin ngjyrimeve republikanë, duket se republikanët e kanë të mbushur mendjen në këtë pikë, se ai që mund t’i përfaqësojë më mirë ambiciet e tyre politike është ish-presidenti Trump. Me ato që kam parë dhe në sondazhet e fundit, diku te 59-60% e votuesve republikanë mbështesin kandidaturën e Donald Trump. Dy kandidatët e tjerë në garë që e ndjekin janë Ron De Santis dhe Nikki Healy. Ron De Santis është Guvernatori i Floridës dhe ai është me diku te 13% dhe Nikki Healy e cila ka qenë ambasadore në OKB, ka 11%.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë