“Zgjedhjet, referendum për BE-në”- Rama për mediat italiane: Pse fituam

14 Maj 2025 | 15:09

Për kryeministrin Edi Rama, fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit ka qenë diçka e natyrshme.

Në një intervistë për të përditshmen prestigjioze italiane “La Repubblica”, Rama ka deklaruar se fitorja ka ardhur pasi në Shqipëri qytetarët e kanë të theksuar ëndrrën evropiane.

“Këtu ka dëshirë për Evropën”, ka thënë Rama, duke shtuar se, “objektivi ynë është të mbyllim negociatat e anëtarësimit brenda vitit 2027”.

“Të jemi evropianë është për ne një vijë historike finishi. Objektivi është ta çojmë në fund kantierin evropian që është hapur në Shqipëri, me synimin për t’i mbyllur negociatat e anëtarësimit brenda vitit 2027”, ka thënë Rama.

Ndërkohë, ka vijuar ai, qeveria e tij do të vazhdojë të modernizojë vendin. “Këtë do ta bëjmë duke përforcuar shtetin e së drejtës dhe ekonominë, duke mbështetur familjet dhe duke e bërë të pakthyeshëm transformimin e vendit në 360 gradë. Nëse Shqipëria vazhdon të bëjë detyrat sikurse ka bërë deri tani, atëherë do të jetë më shumë se gati për të hyrë në BE në 2030-n”, ka thënë Rama.

Gazeta italiane vë në dukje se si me fitoren e katërt, Rama është kthyer në liderin më jetëgjatë të vendit, pas diktatorit Enver Hoxha.

Në vijim të intervistës, kreu i Partisë Socialiste i ka shpërfillur pretendimet e opozitës për vjedhje votash, ndërsa ka pranuar ekzistencën e incidenteve sporadike.

“Jam mësuar me to. Në 35 vjet pluralizëm nuk e kanë pranuar as edhe një herë të vetme humbjen. Ka pasur raste të izoluara të fotografimit dhe publikimit të votës në rrjetet sociale nga shqiptarët e diasporës, që kanë votuar për herë të parë me entuziazëm”, ka thënë Rama.

Sipas tij, denoncimet e vetme që vlejnë janë ato të raportuara në prokurorinë speciale. “Denoncimet e vetme që kanë rëndësi janë ato që janë raportuar në SPAK, që duhet t’i verifikojë të gjitha. Të tjerat janë vetëm komente kafeneje pas një ndeshjeje të humbur, ku faji është gjithmonë i kundërshtarëve apo i arbitrit”, ka shtuar Rama.

I pyetur për marrëdhënien me homologen italiane Giorgia Meloni, kryeministri ka shtuar se ka marrë prej saj një mesazh vëllazëror urimi.

Ndërsa sa i takon kampeve për emigrantët ai është shprehur: “Kampet nuk qenkan në linjë me socializmin evropian? për mendimin tim nuk ka kufij ideologjikë”, ka thënë Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Seanca e fundit plenare e sesionit parlamentar, rendi i ditës. Qytetarët protestë para Kuvendit

Këtë të enjte do të zhvillohet seanca e fundit plenare në Kuvend për këtë sesion parlamentar. Kuvendi pritet të nisë në orën 10:00 ndërsa këtë...
08:35 | 23/07/2026

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026