Zgjedhjet vendore për qytetarët, jo për politikanët, thotë nënkryetarja e PDK-së

17 Tetor 2021 | 13:24

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku tha se këto zgjedhje vendore janë për qytetarët e jo për politikanët.

Sipas saj sot është dita vendimtare për komunat e Kosovës, andaj ftoi të gjithë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e votës.

“Të rinjtë dhe të rejat e Kosovës, gratë dhe burrat, prindërit tanë, me votën e tyre sot do të fuqizojnë demokracinë dhe shtetin e Kosovës.  Pjesëmarrja sa më e madhe është e rëndësishme për të dhënë verdiktin demokratik se kush duhet të na udhëheqë në komunat tona në katër vitet e ardhshme,” – deklaroi Çitaku.

Nënkryetarja e PDK-së pohoi se fituesi më i madh i këtyre zgjedhjeve do të jetë demokracia.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë mbajti mbledhjen e 73-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniçi. Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim...
12:08 | 08/07/2026

Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i...
16:13 | 07/07/2026

Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Të tjera ankesa janë dërguar pak para afatit të fundit kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në...
15:29 | 03/07/2026