Zgjidhet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, zëvëndësohet Holta Zaçaj
Gjykata e Lartë zgjedh Asim Vokshin si anëtarin më të ri të Gjykatës Kushtetuese. Asim Vokshi ka plotësuar vakancën e lënë nga Holta Zaçaj.
Gjykata e Lartë përmbylli sot procesin e votimit për zgjedhjen e anëtarit të ri Kushtetueses, nëpërmjet një Mbledhjeje të Posaçme të gjyqtarëve të saj, të zhvilluar në ambientet e kësaj gjykate.
Procesi u zhvillua në përputhje me Kushtetutën, ligjin nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar, si dhe me Rregulloren e miratuar nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.
Pas përfundimit të votimit dhe verifikimit të fletëve të votimit nga komisioni përkatës, rezultatet ishin si më poshtë:
Asim Vokshi – 6 vota
Naureda Llagami – 8 vota
Florian Ballhysa – 0 vota
1 fletë votimi u shpall e pavlefshme
Megjithatë, asnjë nga kandidatët nuk arriti të sigurojë shumicën prej 3/5 të votave, siç përcaktohet nga ligji. Në këto kushte, sipas procedurës ligjore, si fitues shpallet kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Bazuar në këtë rregull, Asim Vokshi është shpallur anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese.
Vendimi do t’i komunikohet menjëherë Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe do të publikohet zyrtarisht në Qendrën e Publikimeve Zyrtare.

LEXONI GJITHASHTU:
“Më çuan njerëz te shtëpia” Koçeku zbulon mesazhet dhe telefonatat pas vendimit për t’u larguar nga PS
Qeveria miraton pagesa më të larta për orët shtesë dhe turnet e natës për zjarrfikësit
Zanatet drejt zhdukjes, të rinjtë nuk preferojnë profesione të vjetra
- 21:05 “Më çuan njerëz te shtëpia” Koçeku zbulon mesazhet dhe telefonatat pas vendimit për t’u larguar nga PS
- 20:58 Kartoni i kuq kundër Meksikës, Jarell Quansah pezullohet për dy ndeshje në Kupën e Botës
- 20:54 “Me Ramën fola 3 ditë pas vendimit”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm, por unë…
- 20:42 U dëmtua gjatë ndeshjes ndaj Belgjikës, Christian Pulisic pësoi frakturë në këmbën e djathtë
- 20:35 Qeveria miraton pagesa më të larta për orët shtesë dhe turnet e natës për zjarrfikësit
- 20:33 Sulmet SHBA-Iran, çmimet e naftës bien me më shumë se 2%