“Zhduket” Tuma e Kamenicës, arkeologu: Sitet 3000-vjeçare në harresë nga shteti
“Tuma e Kamenicës, një nga tumat më të rëndësishme në Shqipëri por edhe në Ballkan sot ndodhet në një gjendje mjerane. Këtu ciceroni mungon, dera është e mbyllur e infrastruktura është tërësisht e dëmtuar”,- Xhensil Shkëmbi, gazetar i Euronews Albania.
Një nga gjetjet arkeologjike më të vjetra në vendin tonë është Tuma e Kamenicës, me një rëndësi të veçantë për atë çka ajo mbart.
“Rëndësia është e jashtëzakonshme, të flasësh për Tumën e Kamenicës është një nga sitet me të rëndësishëm jo vetëm në rajonin e Korçës, por edhe në Shqipëri e Ballkan për llojin e saj. Ajo daton nga shekulli 12 deri në shekullin e 6 para erës tonë,”-tha Florenc Cenolli, arkeolog.
Sot, në këtë vendvarrim prehistorik asgjë nuk funksionon. Arkeologu tregon edhe fajtorët për gjendjen në të cilën ndodhet ky monument i trashëgimisë kulturore.
“Pas reformës territoriale, tuma e Kamenicës i kaloi njësisë Mollaj. Kur u be reforma administrative, nuk do shkollë, i kaloi bashkisë së Korçës. Dhe gjithë kjo neglizhencë, të gjitha shigjetat bien mbi Bashkinë e Korçës. Dhe ata akoma nuk marrin mundimin thotë se “Po kjo është e jona, e kemi lënë ne në harresë”,-tha Florenc Cenolli, arkeolog.
“Mirëmbajtja këtu, kur mungon ciceroni, mungojnë punonjësit fizike, i ka direkt Bashkia dhe Bashkia mos fshihet pas kësaj të vërtete të madhe sepse ka 10 vite që rënkon ky muze, për shkak të neglizhencës të bashkisë së Korçës”,-tha Lorenc Cenolli, arkeolog.
Në qoftë se nuk rikthehet vëmendja ndaj këtij siti kulturor, dëmet do të jenë të mëdha.
“Patjetër që humbet. Sa me shume te ece, të agravojë gjendja, me keq do të shkojë. Unë jam një nga punonjësit e parë arkeologë që kanë gërmuar këtu, dhe në këtë gjendje nuk ka qenë kurrë, në këtë gjendje ishte me mire para se të gërmonim”,-tha Florenc Cenolli, arkeolog
Kjo është një nga tumat më të mëdha të njohura deri më tani, në të cilën u zbuluan 400 varre, mbetje skeletorë të 430 individëve dhe më shumë se 3500 objekte. Varret më të hershëm të saj i përkasin periudhës së bronzit të vonë rreth shek XII para erës sonë.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps