Zhdukja e 3 studentëve çekëve, gazetari tregon për herë të parë detaje të reja
Gazetari Ferdinand Dervishi, për herë të parë ka treguar në emisionin “Sot” në Euronews Albania, detaje të reja në lidhje me zhdukjen e tre çekëve para 20 vitesh në Theth.
Dervishi tha se dyshohet se çekët kanë qëndruar një natë në shtëpinë e Can Qarkut, i cili dy muaj pas zhdukjes së çekëve vrau kushërirën e tij të parë, Mira Qarku.
Sipas tij, dyshohet se këtë të fundit e vrau pasi kishte informacion për çekët e zhdukur.
“Ata kanë pushuar një natë në shtëpinë e parë të Thethit, jo andej nga kishin shkuar ata, në afërsi të Bogës. Në shtëpi ka jetuar një Can Qarku, një person që u akuzua për vrasjen e kushërirës së parë dy muaj pas zhdukjes së çekëve që quhej Mira Qarku.
U supozua se e vrau se do të dëshmonte diçka për çekët. Mira Qarku ka qenë mësuese. Ky i ka mbajtur në shtëpinë e tyre dhe Mira dyshohet se ka qenë përkthyese. Ky u dënua me 15 vite burg”- shprehet ai.
Dervishi nga informacionet e marra asaj kohe, ka qenë Can Qarku i cili i ka marrë çekët dhe i ka çuar diku, por pas kësaj nuk ka asnjë informacion në lidhje me ketë ngjarje.
“Sipas asaj që thuhet ai i ka marrë dhe i ka çuar diku. Deri këtu është ky informacioni”- deklaroi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 08:38 Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
- 08:30 Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
- 08:22 Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:14 Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz
- 08:11 Çmimet e naftës u rritën pas kërcënimeve të Trump për të vendosur tarifa për anijet që kalojnë në Hormuz
- 08:07 SHBA-të zgjerojnë sanksionet kundër Kubës, duke synuar edhe sektorin e turizmit