Zhdukja e Jan Prengës: Dritan Rexhepi mungon në seancë, kërkesa e avokatëve

3 Shkurt 2025 | 14:46

Në GJKKO është zhvilluar këtë të hënë seanca gjyqësore për çështjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës, ndërsa i pandehuri Dritan Rexhepi nuk u paraqit në sallë.

Përfaqësuesja e tij ligjore deklaroi se mungesa e klientit të saj ishte për shkak të vonesave në shoqërimin e tij nga paraburgimi i Fierit drejt paraburgimit 313 në Tiranë.

Avokatja e Rexhepit kërkoi nga gjykata që seancat e ardhshme të caktohen në ditë të tjera, me përjashtim të së hënës dhe së premtes.

Gjatë seancës, SPAK paraqiti prova shkresore me një volum prej 13 faqesh, duke përfshirë aktin e këqyrjes së vendit të ngjarjes, i cili konfirmon se viktima është shtetasi Jan Prenga. Sipas ekspertizës, njollat e gjakut të gjetura në vendin e ngjarjes janë krahasuar me ADN-në e nënës së tij, duke rezultuar të përputhshme.

Ndër të tjera, SPAK dorëzoi edhe prova filmike të marra nga disa biznese, të cilat kanë bërë të mundur ndjekjen e itinerarit të ngjarjes. Pamjet tregojnë se viktima ishte mbajtur nën vëzhgim për disa ditë përpara rrëmbimit, si dhe automjeti i dyshuar i autorëve, një Land Rover, kishte ndjekur lëvizjet e tij më 15, 16 dhe 17 janar.

Procesi gjyqësor për këtë çështje pritet të vijojë në ditët në vijim, ndërsa SPAK po prezanton prova shtesë mbi ngjarjen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“One stop”, nënshkruhet marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për zbatimin e kontrolleve të përbashkëta 

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari këtë të shtunë dhe homologu i tij në në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski nënshkruan në Peshkopi Marrëveshjen për vendosjen...
16:15 | 27/06/2026

Përjashtohet nga Policia e Shtetit ish-drejtori i policisë së Shkodres, Gentian Berberi

Përjashtohet nga Policia e Shtetit, Gentian Berberi, ish-drejtori i policisë së Shkodres. Vendimi i Standarteve Profesionale, ka ardhur pasi Berberi vetëm pak ditë më parë...
15:25 | 27/06/2026

Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 15 persona pas tubimit të zhvilluar në kryeqytet, në kuadër të protestës qytetare që vijon prej 28 ditësh në...
13:18 | 27/06/2026