Zhvendosja e Tregut Industrial në Vlorë, tregtarët sërish në protestë
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Tregtarët e Tregut Industrial janë mbledhur sërish këtë të shtunë përpara Teatrit “Petro Marko” në Vlorë, për të protestuar kundër vendimit të Bashkisë për zhvendosjen e tregut.
Këtë të shtunë, ata kanë zgjedhur të protestojnë përballë teatrit, ku pritet të zhvillohet aktiviteti “Edhe disa hapa drejt BE-së”, si një formë për të bërë më të dukshme shqetësimet e tyre.
Tregtarët shprehen se vendimi për zhvendosje rrezikon aktivitetin e tyre dhe kërkojnë nga Bashkia rishikimin e këtij vendimi, si dhe gjetjen e një zgjidhjeje që të mos dëmtojë bizneset e vogla.
Në një intervistë për Euronews Albania, tregtarët shprehen se nuk kanë qenë të njoftuar për marrjen e vendimit nga Këshilli Bashkiak dhe se janë prerë në besë nga kryetarja e Bashkisë, të cilët kërkojnë që t’u jepet zgjidhje për vendosjen e mallit të tyre.
“Ne nuk e dimë që është marrë një vendim nga bashkia, dimë që është bërë një takim me kryetarët. Para tre ditëve na kanë mbledhur në orën 7 të darkës. Janë dëshmitar 400 veta. Na kanë lajmëruar me telefon në orën gjashtë të darkës dhe na kanë thënë që do t’ju çojmë tek stacioni i trenit dhe tek hipoteka. Ne ju kemi kërkuar një gjë, na çoni ku të doni, zhvilloni çfarë të doni, por të paktën të na bëjnë një vend ku të lëmë mallin, e paguajmë ne të gjitha dhe jo Bashkia, se janë fukarenj, janë hallexhinj, nuk kanë mundësi të paguajnë. Dije, na kanë prerë në besë. Këshilli Bashkiak ka marrë vendim, ndryshe na tha kryetarja një ditë më parë:”vazhdoni punën, nuk u heq njeri. Ai që na ka lajmëruar se do t’ju heqë për tre ditë ka bërë gabim”. Ne nuk kërkojmë asgjë, vetëm bukën e fëmijëve. Na thanë tek stacioni i trenit të na bëjnë një vend për të lënë mallin, të na japin zgjidhje, por nuk na çuan askund,” u shpreh një tregtar.
Ndërkohë, një tregtar tjetër ka theksuar se Këshilli Bashkiak ka refuzuar t’u marrë mendimin e tyre:
“Dije, ishim tek dyert e Këshillit Bashkiak, refuzuan të na fusnin brenda, refuzuan të na merrnin mendimin. Nga ky vendim që u informuam, është verbal dhe bie në kundërshtim me interesat tona, me tregtarët. Çuditem se si nuk u këshilluan më një tregtar të paktën. Ne jemi tregtarë pakice, nuk jemi tregtarë shumice për të shkuar atje. Është një vendim verbal i Këshillit Bashkiak të Vlorës,” u shpreh tregtari.
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë