Zjarr i fuqishëm në magazinën e fabrikës në Elbasan, zjarrfikësja në vendngjarje
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë të martën magazinën e një fabrike që prodhon produkte higjienike në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan.
Flakët janë përhapur me shpejtësi në ambientet e magazinës, ndërsa nga vendi i ngjarjes ngrihen shtëllunga të dendura tymi, të dukshme edhe nga zona të largëta. Situata ka ngritur shqetësim në zonë, ndërsa ekziston rreziku i përhapjes së flakëve në objektet përreth.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Shërbimit Zjarrfikës dhe policia, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, si dhe për garantimin e sigurisë në zonë.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. Policia ka nisur verifikimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa autoritetet vijojnë përpjekjet për vënien e situatës nën kontroll dhe vlerësimin e dëmeve materiale.
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë